Zgjedhjet e 14 majit, Gjokutaj: Nuk e pyet veten Alibeaj se çfarë rezultati e pret?

Zgjedhjet e 14 majit, Gjokutaj: Nuk e pyet veten Alibeaj se çfarë

Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në "Ora e Betit" shtroi një sërë pyetjesh ndaj Enkelejd Alibeaj që sipas tij i ka vënë si synim vetes të çojë deri në fund dëmtimin e PD.

Gjokutaj: Nuk e pyet veten Alibeaj se çfarë rezultati e pret? Nuk e di Enkelejd Alibeaj çfarë është kjo garë dhe për çfarë garon? Cili është qëllimi i Alibeajt që futet si subjekt në këto zgjedhje? I dhëmb PD? Prite Zot, thonë shkodranët. Kush është arsyeja që ka hyrë në këtë? Arsyeja është se ai ka marrë përsipër të çojë deri në fund lobimin e non gratës së Berishës dhe dëmtimin e PD. Mosdashtë Zoti të ndodhë, skenari është ky: PD të mos fitojë në zgjedhjet lokale, ata e dinë rezultatin se janë marrë masat e kostumit me 6 mars. Lul Basha të dalë dhe të thotë: Unë e kam pasur rezultatin me të lartë se Berisha. Do vazhdohet me ligjin e mohimit të mohimit. Alibeaj me Ramën dhe Bashën kapin 3 gjyqtarë por jo 600 mijë-1 milion votues. Flluska po shfryhet. kjo që ka bërë vaki kësaj radhe u rrëfeftë si rasti që nuk duhet të ndodhë më kurrë. Ka një vlerë historike, është rasti që duhet ti ikim me vrap. Kjo ka mbaruar.

Sula: Deri në çastin që nuk është prodhuar fleta e votimit kandidati mund të tërhiqet.

Gjokutaj: Mos e ushqeni këtë, nuk ka amnisti për recidivistët.

EMISIONET