Xhixho takohet me eurodeputetin Terhes: Vlerësova mbështetjen e BE-së për Shqipërinë dhe të PL për procesin e integrimit

Deputetja e PL, Erisa Xhixho është takuar me eurodeputetin Cristian Terhes.
Postimi:
Kënaqësi të ritakohesha me eurodeputetin Cristian Terhes.
Vlerësova mbështetjen e BE-së për Shqipërinë dhe të Partisë së Lirisë për procesin e integrimit.
I percolla shqetësimin për mungesën e zgjedhjeve të lira më 11 maj, të evidentuar nga raportet e OSBE-ODIHR dhe BE-së, si dhe dështimet në zbatimin e reformës në drejtësi, që ka prodhuar vonesa 10–15-vjeçare dhe mbi 200 mijë dosje të pashqyrtuara.
I dorëzova z. Terhes dosjen me shqetësimet serioze për çështjen e Presidentit të Partisë së Lirisë, nga shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut deri te përdorimi politik i drejtësisë, ndërkohë që z. Meta mbahet në izolim ekstrem pa asnjë fakt penal në dosje.

