Vlora Hyseni në krye të SHISH? Strazimiri: Nëse nuk ka kaluar filtrin në Kosovë, s'mund ta kalojë as në Shqipëri

Propozimi i Vlora Hysenit  nga kryeministri Rama për drejtore të SHISH shkaktoi reagime nga opozita.

Kjo pasi e njëjta ishte shkarkuar nga Presidenti dhe kryeministri i Kosovës si  zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në qershor të 2021 për rrjedhje informacionesh.

Gent Strazimiri në një intervistë për Rtv Ora tha se nëse ajo nuk ka kaluar filtrin e Kosovës nuk mund të kalojë as filtrin e Shqipërisë.

Strazimiri: Me çfarë kam lexuar në media, përveç rrjedhjes së informacionit, një sjellje totalisht joprofesionale, është dhe për lidhjen me persona të papërshtatshëm që i përkasin shtetit serb. Nëse nuk e ka kaluar filtrin e Kosovës nuk mund të kaklojë as filtrin e Shqipërisë. Interesat shtetërore janë të njëjta, kanë të njëjtit armiq, aleatë, të njëjtën dëshirë dhe prosperitet për të shkuar në BE. Nuk e kemi luksin të mos kordinojmë me Kosovën për politikat e sigurisë për personat që do duhet të menaxhojnë politikat e sigurisë. Është krejtësisht i papërgjegjshëm. Po flasim për sigurinë kombëtare.

Strazimiri komentoi edhe arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla dhe marrjen në pyetje nga SPAK të kryebashkiakut të Krujës Artur Bushi dhe ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

Strazimiri: Cilido prej atyre që po thirren apo do të thirren në SPAK janë emërtesa të Edi Ramës. Pyetja që duhet ti japë përgjigje SPAK është: Cili është personi që ka pasur fuqinë të mbledhë 17 herë qeverinë brenda  48 orëve të firmosë 17 VKM për vjedhjen më të madhe të shekullit që janë incineratorët.

Lidhur me zgjedhjet e 14 majit, ai shprehu bindjen se grupi i Alibeaj nuk merr asgjë nga elektorati i PD.

Strazimiri: Nuk është ftesë, është për të qeshur dhe për të qarë, regjimi u dha vulën. Nuk e besoj se ka demokratë dhe antiregjim që do të preferonin të votonin kandidatë e sforcuar të nxjerrë nga xhepi i mbrapëm i Edi Ramës në asnjë rast nuk do votonin kandidatët e PD. Kështu që mendoj se nuk marrin asgjë nga elektorati i PD. Jemi dy muaj para zgjedhjeve, situata do të jetë edhe më dinamike. Ftesat e tyre janë sikletet e tyre. Do të jenë dhe më të turpëruar në kolaboracionizmin që kanë me regjimin.

EMISIONET