"Videot erotike të McGonigal me ministra", Balla-Berishës: Nxirr videot! Çdo sulm seksist s'ka vend në Kuvend
Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla deklaroi se Sali Berisha nuk mund të ketë vend në sallën e Kuvendit për shkak të gjuhës seksiste.
Ai ju referua deklaratave të tij të bërë të premten, ku Berisha pretendon se ka video erotike të McGonigal me ministra, por se nuk do ti nxjerrë.
Balla: Zotëri dole të premten dhe the kam video për lloj-lloj maskarallëqesh që në moshën tënde janë të turpshme ti imagjinosh, nxirr videon. Aleanca e Grave duhet të dilte përtej ndasive politike. Kur sulmohet një vajzë, një grua, ministre apo deputete ju të jeni të gjitha bashkë. Jo ti mbani qiriun një të vdekuri. Kuvendi nuk mund të ndalet këtu për shqyrtimin e kësaj kërkese. Aleanca e Grave të mblidhet nesër. Sekretariati përkatës i Kuvendit duhet ti japë fund kësaj historie. Asnjë nuk ka të drejtë të marrë në gojë një qytetar të thjeshtë e të zakonshëm të këtij vendi. Çdo sulm i natyrës seksiste, gjinore në këtë sallë Kuvendi nuk ka vend.
Gratë socialiste në Kuvend, pjesë e Aleancës së Grave Deputete kërkuan përjashtimin maksimal të Sali Berishës nga Kuvendi, për shkak të gjuhës së përdorur.