VIDEO/ Sula i kthehet Ballës e Peleshit: Turp t’ju vijë, të pafytyrë. Gënjeni pa pikë turpi. Pse jemi sot këtu, se na ktheu gjykata pra
Seanca e sotme plenare në Kuvend, ka nisur me përplasje, ku deputeti i PD Dashnor Sula i ka treguar prangat kryetares së Kuvendit Elisa Spriopali duke i thënë se prangat do ti presin.
“Këto ju presin”, tha ai.
Ndërkohë Spiropali i ka kërkuar që të ulet dhe të flas kur të marr fjalën.
“Zoti Sula uluni, mund të uleni në vendin tuaj. Merrni fjalën për diskutim dhe keni të drejtën tuaj’, tha ajo.
Dhe pas deklaratave të socialistëve peleshi dhe Balla të cilët thanë se vendimi i Gjykatës nuk rrëzoi Kuvendin, Sula është ngjitur në foltore, ku shpërtheu në akuza.
“Si nuk ju vjen turp. Ju dënuat opozitën dhe gjykata këtë ju thotë që dënimi ishte i padrejtë dhe i paligjshëm.
Turp t’ju vijë që gënjeni kështu.
E mbeni mend kur keni qenë në opozitë, keni ardhur me vazo e gjëra në Kuvend dhe askush nuk ju ka dënuar në atë kohë”, theksoi Sula
NDIQNI PUNIMET E SOTME NE KUVEND