VIDEO/ Një dita para se KQZ të vendosë për fatin e PD-së, Kim zbarkon në selinë rozë
Një ditë para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të vendosë se cilën prej Partive deëmokratike do të regjistrojë në zgjedhjet vendore të 14 majit,
Kryediplomatja amerikane në vendin tonë., Yuri Kim ka zbarkuar në oborrin e selisë së Partisë Socialiste.
Me një zarf në dorë Kim e shoqëruar dhe nga stafi i saj është futur në selinë rozë ku është pritur nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj parite, Damian Gjiknuri.
Ndërsa nuk dihet ende se cili është qëllimi i këtij takimi, p[asi vetë kreu i qeverisë Edi Rama nuk ndodhet në Shqipëri, për shkak të agjendës të vizitës që ai po zhvillon në Gjermani.
KQZ pritet të vendosë nesër nëse do të regjistrojë PD e Alibeajt apo të Berishës për zgjedhjet e 14 majit.
Kërkesat janë parashikuar për ty shqyrtuar në séancë, ndërsa pezull mbeten emrat që do të jenë në KZAZ.