KQZ zgjidh nesër dilemën/ Kush do të regjistrohet, PD-ja e Berishës apo e Alibeajt

KQZ do të vendosë të enjten nëse do të regjistrojë PD e Alibeajt apo të Berishës për zgjedhjet e 14 majit. Kërkesat janë parashikuar për ty shqyrtuar në séancë, ndërsa pezull mbeten emrat që do të jenë në KZAZ

Dilema se cili nga fraksionet e partisë demokratike do të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit do të shuhet të enjten.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka vendosur në pikën e gjashtë dhe të shtatë të rendit të ditës.

Në këtë mënyrë është marrë në konsideratë si kërkesa e paraqitur nga Enkelejd Alibeaj i cili është autorizuar nga Lulzim Basha, ashtu dhe ajo e Sali Berishës.

I pari ka në dorë vendimin e gjykatës së apelit dhe i dyti shkallën e parë por dhe nisjen e ankimimit në gjykatën e lartë veprim që pritet të ndërmerret po të enjten

Megjithatë ende KQZ nuk ka shqyrtuar dokumentin për regjistrimin e anëtarëve të Komisioneve Zonale të administrimit të zgjedhjeve. Edhe në këtë rast janë dy lista të palëve të selisë blu.

Mësohet se për emrat që do të ketë selia blu në qendrat e votimit dhe të numërimit vendimi mund të merret vetëm pas regjistrimit të partisë. Por ende në tryezë qëndrojnë të tre variantet.

Pranimi i kërkesës së Alibeajt, të Berishës apo të mos regjistrimit të asnjë prej tyre duke e kaluar çështjen në një strukturë më të lartë.

KQZ zgjidh nesër dilemën/ Kush do të regjistrohet, PD-ja e

EMISIONET