VIDEO/ Birra, këngë e valle në burgun “e zi”, aktivisti: Arrestimi i Veliajt është gëzim mbarëpopullor

Pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, një grup qytetarësh janë mbledhur pranë bllokut të sigurisë për të festuar vendimin e fundit të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Të pranishmit, të cilët u organizuan përmes rrjeteve sociale, kanë sjellë një atmosferë festive me muzikë popullore dhe birra, duke shprehur mbështetjen e tyre për veprimet e drejtësisë.

Disa ia kanë marrë valles dhe u dëfryen duke fshikulluar zhvillimin e bujshëm të ditës së djeshme.

Njëri ndër ta ishte edhe aktivisti Edison Lika, i cili në emisionin “Epiqendër” në “Ora News”, foli mbi këtë zhvillim që ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe mediave, ndërsa procesi ligjor ndaj kryebashkiakut mbetet në qendër të debatit publik.

“Ne kemi dy vite rresht që protestojmë para dyerve të SPAK-ut ku kemi kërkuar arrestimin e Erion Veliajt dhe ne ishim të bindur në të drejtën dhe vërtetësinë e asaj që kërkonim.

Ama dukej se ky moment po zgjatej dhe dukej se nuk do vinte kurrë dhe kur erdhi ky moment na gjeti disi të papërgatitur dhe siç ishim aty në zyrë ishte shampanja ishte festimi i parë sepse arrestimi i Veliajt është edhe gëzim mbarëpopullor.

Madje arrestimi i Erion Veliajt shënon edhe çlirimin e vetë Bashkisë së Tiranës”, tha aktivisti Edison Lika.

FESTA E DJESHME NË TIRANË PAS ARRESTIMIT TË ERION VELIAJT


NDIQNI EMISIONIN E PLOTE "EPIQENDER" TE MODERATORES SONILA MUSAI KUSHTUAR ARRESTIMIT TE ERION VELIAJT

EMISIONET