Alesia Balliu: Erion Veliaj, “zogu” i Sorosit është në “kafaz” dhe tashmë radhën e ka...
Alesia Balliu e deleguara politike e Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit ishte e ftuara e moderatores Sonila Musai në emisionin “Epiqendër” në “Ora News, ku komentoi arrestimin në zyrën e tij të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj një ditë më parë.
“Dje ishte 28 nëntori i dytë i shqiptarëve, ku dashnorja e Xhorxh Sorosit mori burgun dhe vetëm burgun.
Kjo është vetëm minimalja për ato që ndodhën kohë e kohë më parë, por këta e mbajtën me anë të pushtetit dhe censurës dhe nuk kishin ku ta çonin më.
Erion Veliaj është zogu i Ramës në kafaz dhe tashmë radhën e ka vetë Edi Rama”, u shpreh Alesia Balliu.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTE "EPIQENDER" TE MODERATORES SONILA MUSAI KUSHTUAR ARRESTIMIT TE ERION VELIAJT