Epiqendra e vjedhjeve të Erion Veliajt, Blushi: “Ora News” i ka prirë betejës. Rama hyri në lojë për të treguar se ai është ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar përmes një lidhjeje me skype në emisionin “Epiqendër” në “Ora News”, falënderoi fillimisht televizionin “Ora” si institucioni i parë mediatik që u përball me pushtetin e pakufishëm të kryebashkiakut tashmë prapa hekurave të Tiranës, Erion Veliaj.

““Ora News” i ka prirë kësaj beteje me këtë regjim dhe me jo pak kosto.

Edi Rama hyri në lojë për të treguar se dhe askush tjetër nuk ka qenë kryetar bashkie dhe se ai është kryetar i organizatës mafioze në krye të shtetit.

Besoj se në ccdo shtet normal një kryetar bashkie i akuzuar dhe i vënë para përgjegjësisë si nga qytetarët dhe nga opozita, të shndërrimit të këtij kryeqyteti që sot feston 105 vjetorin e tij duke shndërruar në një lavatricce gjigante të pastrimit të parave të pista të korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar, Erion Veliaj është gjithashtu përgjegjësi për shkatërrimin ccdo hapësire në Tiranë duke shndërruar qytetin në një dhomë të madhe gazi dhe helmi si pasojë e së cilës humbin jetën shumë persona; vetëm e vetëm për të lumturuar bashkëshorten e tij me varëse dhe parfume luksoze.

Është një arrestim shumë i vonuar dhe jo i plotë, pasi nuk ka akuzë as për incineratorët, as për “5D” dhe po e sposton vëmendjen tek aksesorët e gruas së Erion Veliajt”, u shpreh Blushi.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTE "EPIQENDER" TE MODERATORES SONILA MUSAI KUSHTUAR ARRESTIMIT TE ERION VELIAJT

EMISIONET