VIDEO/ Baçi debat me ministrin Hoxha: FNSH ka qenë e armatosur në Kuvend! Nuk ka normalitet me ju
Deputeti Luan Baçi, ka debatuar me ministrinë Brendshëm Ervin Hoxha, në lidhje me atë që ndodhi pak javë më parë në një nga seancat plenare ku deputetët e PD nuk lejoheshin të futeshin në seancë, pasi ishin të përjashtuar me vendimin e Sekretariatit të Etikës.
Baçi këmbëngul që forcat e FNSH ishin të armatosur në oborrin e Kuvendit, gjë që konsiderohet gënjeshtër nga ministri Hoxha.
Luan Baçi: Normaliteti ju imponua nga gjykata. Nuk ka nevojë për vendim gjykate, mjafton të zbatoni rregulloren e Kuvendit. Jashtë në Kuvend janë futur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Kanë qenë me arme dhe duhet të mbani përgjegjësi
Ty të të vijë turp që gënjen ashtu. Harrojeni që mund të kem frikë. Sot nuk ka normalitet, nuk kemi ardhur këtu të bashkëpunojmë me ju. Doni të na zhbëni dhe të vidhni rehat. Nuk ka seancë normale me ju por vetëm me qytetarët.
NDIQNI PUNIMET E SOTME NE KUVEND