Vendimi për vulën, Burimi: Është dora amerikane, anojnë nga Rilindja, nuk duan rikthimin e Berishës

Gjykata e Apelit e rikthu çështjen e vulës edhe një herë në Gjykatën e Shkallës së parë.

Genc Burimi, gazetar në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj këtë vendim e shikon si shumë të dëmshëm për demokracinë.

Sipas tij "Që nga shpallja non grata e Berishës në maj 2021 duket qartë se loja amerikane anon nga ana e Rilindjes e Edi Ramës".

Burimi u shpreh se ata "nuk duan një rikthim të Berishës në Shqipëri".

Genc Burimi: Ishte një vendim i rëndë, shumë i dëmshëm për demokracinë, por një vendim krejtësisht i pritshëm pa asnjë lloj surprize. Që nga shpallja non grata e Berishës në maj 2021 duket qartë se loja amerikane anon nga ana e Rilindjes e Edi Ramës. Të paktën amerikanët nuk duan që Berisha të rikthehet në pushtet. Kjo drejtësi është drejtësi amerikane. Mbrapa për mua është dora amerikane, ata që qenë sot të pranishëm në sallë. Nuk pamë europian në sallë pamë amerikan dhe është shumë e qartë se nuk duan një rikthim të Berishës në Shqipëri. Kjo është kontradita në të ardhmen. Është fatkeqësi por nga ana tjetër është një problem i madh.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET