Vendi zien nga “heshtja” për dosjen ruse të FBI-së, Rama flet për stretegjitë e Ballkanit në mediat malazeze
Në një kohë kur opinioni publik shqiptar po zien nga mungesa e transparencës dhe llogaridhënies nga ana e tij lidhur me hetimet amerikane që kulmuan në arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal, në dosjen e të cilit është përfshirë dhe vetë ai, Kryeministri Edi Rama pasi shmangu çdo komunikm me Kuvendin dhe mediat shqiptare, shfaqet duke folur në median malazeze, ku ka folur për Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri Rama ka dhënë një intervistë për “A Plus TV”, ku ka folur për Ballkanin Perëndimor dhe situatën e krijuar nga lufta në Ukrainë.
“Nuk do të jetë kurrë e lehtë dhe nuk pres që të bëhet më e lehtë.
Mendoj se të gjithë duhet të përgatitemi për faktin se do të bëhet më e vështirë, sepse gjërat po ndërlikohen gjithnjë e më shumë në çdo front…
Duhet të punojmë me zell, të përpiqemi të punojmë edhe më shumë, të mos humbasim besimin, jo për të vazhduar prej nga erdhëm. Ballkani, Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë në pozicion luftarak”, tha Rama.