ZVARRITET “VELIAJ”/ Prokurori i SPAK: Strategji për shtyrje procesi. Avokati: Duam LIVE

Gjyqi ndaj Erion Veliajt në Gjykatën e Posacme vijon të zvarritet mes debateve të forta, ku SPAK flet për strategji shtyrjeje, ndërsa mbrojtja mohon dhe kërkon transparencë me transmetim live.

Gjyqi me themel në gjykatën e Posacme ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij dhe 28 personave e shoqërive bashkë të pandehur vijon të zvarritet.

Prokurori i SPAK, Ols Dado në seancën e kësaj të mërkure përsëriti dyshimet për një strategji të menduar për shtyrjen e procesit, pasi ndërtuesi Fatmir Bektashi kërkoi ndarjen e dosjes.

Ols Dado: Është strategji për të shtyrë procesin, kemi 8 muaj që s’po arrijmë dot të futemi. Është sjellja e Erion Veliajt dhe avokatit të tij. Kërkesën për ndarje të çështjes ndaj Fatmir Bektashit, që kërkon avokati Sokol Hazizaj, e shikojmë të pabazuar në ligj. S’ka në thelb procedural dhe nuk paraqet interes për ekonominë gjyqësore.

Plarent Ndreca në rolin e avokatit të Erion Veliajt që nuk u paraqit në seancë para gazetarëve mohoi një strategji zvarritje por tha se procesi po zhvillohet në mënyrë të nxituar dhe me gabime proceduriale.

Avokati I Veliajt foli për sjellje emocionale të prokurorisë, ndërsa zbuti në public qëndrimet me gjuhë të fortë që mban përballë përfaqësuesit të SPAK në sallën e gjyqit për të cilin kërkon transmetim të drejtpërdrejtë në media.

Gjykata e Posacme ndërkohë vendosi se ndërtuesi Fatmir Bektashi nuk do të ndahet nga Erion Veliaj në këtë process gjyqësor, duke rrëzuar kërkesën dhe argumentet e përcjella përmes avokatit.

Sokol Hazizaj: Duke qenë se narrativa nuk ka ndonjë debat për Fatmir Bektashin, kërkojmë ndarjen e procesit për të mos vazhduar me shtyrje. Në kërkesën time nuk e bëj në paragjykime, por mendoj që është tej paragjykimeve në këtë proces. Unë po bëj një kërkesë të thjeshtë.

Gjykata e Posacme vendosi që seanca e radhës e procesit do të mbahet më 3 prill, ndërsa udhëroi shoqërimin e detyrueshëm  të ish gardianit , Fatjon Braçi I cili I dha kryebashkiakut të Tiranës celularin për të komunikuar gjatë shoqërimit nga paraburgimi I Durrësit për një seancë.

Në gjykatë nuk u paraqit as ish deputetja Klotilda Bushka që akuzohet për pengim të drejtësisë.

Kryebashkiaku I Tiranës ndodhet në paraburgim prej 10 shkurtit kur u arrestua me urdhër të SPAK, që ka ngritur ndaj tij 13 akuza për vepra penale që përfshijnë korrupsion, shpërndorim detyre, fshehje pasurie dhe futje të sendeve të ndaluara në burg.

EMISIONET