Zgjedhjet të dielën, Vata: Mazhoranca socialiste ka vetëm një meritë, shpopullimin e Kukësit. Qytetarët do rikthejnë dinjitetin e tyre

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet për kryetar bashkie në Kukës më 24 shtator, Emri Vata në një intervistë në emisionin “Drejt” për gazetarin Luan Rama në “Ora News”, deklaroi se qytetarët në Kukës edhe pse në një fushatë të shkurtër kërkojnë ndryshimin dhe kthimin e dinjitetit në Kukës pas asaj që ndodhi.

“Vota kërkohet për të gjithë, tek të gjithë, dhe gjthë kjo klimë shikohet në Kukës, për atë çfarë ka ndodhur në 10 vite.

Patjetër që mazhoranca socialiste ka kryer shumë investime në Kukës, ku ka realizuar në 10 vite shpopullimin e Kukësit, sepse nëse do kishte realisht investime s’do kishte nevojë të iknin njerëzit. Prandaj kjo mazhorancë ka vetëm një meritë, shpopullimin e këtyre trevave”, u shpreh ndër të tjera Emri Vata.

EMISIONET