Vasili: Reforma Zgjedhore e marrë peng nga Rama dhe bishtat e tij në PD, të ndryshojë struktura

Në një intervistë për Ora News, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili u shpreh se 50 deputetë kanë kërkuar që të ndryshojë struktura e komisioni të reformës zgjedhore për anëtarët e opozitës.

Ai shtoi se Nuk është diskutuar asnjëherë bashkëdrejtimi i komisionit të reformës zgjedhore, ashtu sikurse po bëhet në këto momente.

Vasili: OSBE-së nuk ka çfarë i kërkojnë sepse nuk vendos se çfarë ndodh në sallën e kuvendit. Komisioni i Reformës Zgjedhore është marrë peng nga Rama dhe një bisht i opozitës. 50 deputetë kanë kërkuar që të ndryshojë struktura e këtij komisioni për anëtarët e opozitës. Pse duhet t’i imponohen opozitës dhe ta ketë bashkëdrejtimin një pakicë që mbështet qeverinë?

Ata janë duke shkelur dhe duke imponuar opozitën duke na zgjedhur edhe përfaqësuesit. Nuk është diskutuar asnjëherë bashkëdrejtimi i komisionit të reformës zgjedhore. Askush nuk ka guxuar që ta vendosë në diskutim një gjë të tillë. Kur Rama ishte në opozitë kemi pranuar edhe lidhin spanjoll që e propozoi opozita aso kohe që e kemi edhe sot si ligj.

Vasili: Reforma Zgjedhore e marrë peng nga Rama dhe bishtat e tij në

EMISIONET