Vasili: Rama është sot një kryeministër jo legjitim. Protesta do të shkurtojë ditët e tij në pushtet

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të ish-të dashurës së ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal dhe raportin me kryeministrin Edi Rama duke thënë se “skandali po thellohet më shumë”.

Në një deklaratë për mediat, Vasili akuzoi kryeministrin se shkelur Kushtetutën e vendit dhe ligjet për interesa private.

Referuar protestës së 11 shkurtit, Vasili tha se ajo datë është “një moment historik për të shkurtuar ditët e mafies në pushtet”.

"Pas refuzimit të raportimit dhe dhënies llogari në Parlament, Edi Rama është sot një kryeministër jo legjitim dhe i vetë shkarkuar, pasi ka dhunuar haptaz Kushtetutën dhe ligjet e shtetit shqiptar.

11 shkurti është një moment historik për të shkurtuar ditët e mafias në pushtet.

11 shkurti është momenti ku populli do të kërkojë llogari deri më një për tradhëtimin e të gjithave interesave të tij, kombëtarë dhe ekonomike.

Shkurti është muaji i rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës pra kur populli vendos të përzërë kedo që guxon të shesë dhe të blejë interesat më të larta të tij.

Çdo qytetar në 11 shkurt do të jetë në shesh për të kërkuar llogari sepse asnjë shqiptar nuk mund të pranojë kurrë që zyra e kryeministrit të jetë zyra e mafias dhe jo e ligjit, zyra e vjedhjes dhe jo e krijimit të të mirave për popullin, që të jetë zyra që rikthen monizmin dhe kërkon të asgjësojë pluralizmin", deklaroi Petrit Vasili.

EMISIONET