Vasili i nxjerr VIDEON Veliajt: Ky e thotë me gojën e tij: "Të ikim nga betoni i Tiranës”
Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili teksa publikon një deklaratë të kryebashkiakut në detyrë të Tiranës lidhur me betonizimin e kryeqytetit, thekson se tashmë nuk ka njeri në Tiranë që i beson më Erion Veliajt, pasi është vetë ky i fundit që i thirrje qytetarëve që të ikin nga betoni i Tiranës.
“Po a ka njeri me mend në kokë që e voton këtë?
Ky e thotë me gojën e tij: "Të ikim nga betoni i Tiranës”.
Tiranën që ky Veliaj e betonoi dhe e betonon përditë me kulla dhe që vret shëndetin e qytetarëve të saj...”, shprehet nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili.