Andy Burnham merr zyrtarisht drejtimin e Britanisë/ Mbreti Charles III i beson formimin e qeverisë së re

Andy Burnham merr zyrtarisht drejtimin e Britanisë/ Mbreti Charles III i

Andy Burnham është emëruar zyrtarisht kryeministër i ri i Mbretërisë së Bashkuar, pasi u prit nga Mbreti Charles III në Pallatin Buckingham, ku mori mandatin për të formuar qeverinë e re.

Në një deklaratë zyrtare, Pallati Buckingham bëri të ditur se monarku i kërkoi Burnhamit të krijojë administratën e re, ndërsa ai e pranoi detyrën dhe u emërua edhe si Lordi i Parë i Thesarit.

Fotografitë nga ceremonia tregojnë Burnhamin pranë Mbretit Charles III, ndërsa në takim ishte e pranishme edhe bashkëshortja e tij, Marie-France van Heel.

Emërimi i Burnhamit shënon nisjen e një kapitulli të ri në politikën britanike, me vëmendjen tashmë të përqendruar te përbërja e kabinetit dhe prioritetet e qeverisë së re.

 

 

EMISIONET