Tensione në Kuvend, Rama nuk duket, Opozita bllokon foltoren, Boçi: Thirreni të vijë urgjent!

Ashtu siç dhe u paralajmërua më herët, ka nisur me tensione seanca e sotme plenare, ku deputetët e opozitës në mungesë të Sali Berishës, përmes nënkryetarit të PD-së Luçiano Boçi kanë bllokuar foltoren e Kuvendit dhe kërkojnë të thërritet me urgjencë kryeministri Edi rama dhe të flasë për aktin më anti-kombëtar të një kryeministri i cili ka paguar para për eliminimin e opozitës në vend.

Boçi tha se sot duhet të ketë një mocion me debat për skandalin Rama-McGonigal.

“Kryeministri duhet të jetë prapa hekurave, pas skandalit që ka tronditur mbarë opinionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar”, deklaroi Boçi.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ka hequr fjalën deputetit Luçiano Boçi, ndërsa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i demokratëve të cilët janë shprehur kundër qëndrimit të kryetares së Kuvendit, duke u ngritur në këmbë.

Ndërkohë menjëherë pas tensioneve të krijuara në Kuvend, Garda ka rrethuar Foltoren.

Kjo solli momente tensioni në sallë, ndersa deputeti demokrat vijoi fjalimin e tij.

“Nga këtu, ky kryeministër duhet të dalë me pranga në duar,” tha Boçi.

“Nuk është vetëm dora e zgjatur ajo që ka goditur opozitën, por ka korruptuar ekonominë çdo gjë në Shqipëri dhe kaloi oqeanin vetëm për të realizuar ëndrrën e tij, eliminimin e opozitës. Kë korrupton ky kryeministër Zimbabven? Jo. Ka Korruptuar SHBA-në dhe godet zemrën e demokracisë dhe duhet t’i nënshtrohet një mocioni debati. Po deshët  mbrojeni, po deshët lëshojeni në do të bëjmë zbulimin e së vërtetës. Përse vonon drejtësia shqiptare?

Ka pasur disa vepra penale. Ato para 225 mijë dollarë ishin borxhe që McGonigal ia kishte marrë Agron Nezës. Është për të qeshur, duhet të vijë të japë llogari. Po është e vërtetë Shqipërinë po e shkatërrojnë. Është ai aty dhe ky mallkim po na ndjek brez pas brezi. Ai njeri sot ka damkën e tradhtarit  të kombit. Është fjalë e rëndë por ka goditur demokracinë. Ai njeri duhet të vijë me urgjencë. S’mund të përdorë kryeministri interpelancën për të fshehur mëkatet…Rama ka hyrë në histori si tradhtar. Interesi i publikuat shqiptar i të gjithë miqve të Shqipërisë është sot tek ky debat. Ka hedhur në erë besueshmërinë e institucioneve ndërkombëtare tek politika shqiptare”, tha Boçi.

edi rama charles mcgonigal fbi kuvendi opozita skandali mcgonigal pd luçiano boçi

EMISIONET