KAOS/ Deputetë me bidonë dhe duar i bien tavolinave në Kuvend/ Nikolla përjashton Bardhin, Balla: Të votojmë dhe ikim!

Tensione në sallën e Kuvendit. Teksa ka vijuar debati në sallën e Kuvendit, ku deputetët demokratë kanë bllokuar foltoren. Pas përplasjeve në Kuvend, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla vendosi të përjashtojë nga seanca deputetin demokrat Gazment Bardhin nga Kuvendi.

Ky i fundit i është afruar ministrit Peleshi, duke i thënë diçka, ndërsa kolegët e tij i binin pa ndalim tavolinave.

Po ashtu në pamje u shfaq dhe deputeti Lefter Gështenja, që kishte vendosur karrigen sipër tavolinës.

Socialisti Taulant Balla në fjalën e tij tha se opozita është e urdhëruar të mos lejojë zhvillimin normal të Kuvendit.

“Nuk ka asnjë akuzë kundrejt asnjë autoriteti. Halli juaj nuk është McGoganigal,. Jeni urdhëruar të mos lini zhvillimin normal të opozitës. Kjo nuk është salla ku bëhet vetëgjyqësi, por ku bëhen diskutime. Zonja kryetare e Kuvendit, kalo menjëherë në votim siç e parashikon rregullorja”, tha Balla.

Nisur nga situata e tensionuar, Taulant balla vuri në zbatim planin e hartuar më herët, duke i kërkuar Nikollës të kalojë te projektligjet dhe të nisë votimi i tyre, për ta mbyllur seancën ashtu si një javë më parë.

Më herët, deputeti Ervin Salianji ka deklaruar edhe një herë se në këtë interpelancë të kërkuar për çështjen “McGonigal” duan përballje me Edi Ramën dhe jo me të deleguarën e tij, Elisa Spiropalin.

“Ne e kemi frikë nga Spiropali, jo se ka argumente, por se është e vetmja që mund të dalë të mbrojë që gjë që nuk mbrohet dot, dhe këtu kalojmë në papërgjegjshmëri… Ma jep fjalën për procedurë”, u shpreh ai, ndërsa kryetarja e Kuvendit i fiku mikrofonin.

“Mos e përplas dorën se nuk u ka hije, ua dhashë fjalën dhe s’po i përmbaheni procedurës”, iu përgjigj Nikolla deputetit Salianjit.

EMISIONET