Tensione jashtë KZAZ 88 në Himarë, garë e fortë mes Fredi Belerit dhe Jorgo Goros

E hëna ka nisur me tensione në bashkinë Himarë, teksa vijon numërimi i vota për kryetarë bashkie.

Jashtë KZAZ 88 ka pasur një sherr të çastit mes përfaqësuesve të Bashkë Fitojmë dhe Partisë Socialiste, por që situata më pas është qetësuar.

Mësohet se shkak është bërë largimi i disa numëruesve nga tavolinat ku pritet rikthimi i tyre.

Në Himarë vijon një garë e fortë mes Fredi Belerit dhe Jorgo Goros.

Diferenca është rreth 200 vota në favor të Goros. Kanë mbetur 6 kutitë e fundit për numërim.

zgjedhjet e 14 majit

EMISIONET