Përfundon numërimi/ PS vijon drejtimin e bashkive Kolonjë dhe Pustec, Isai: Do jetë një 4-vjeçar i ekonomisë

Bashkitë Kolonjë dhe Pustec kanë përfunduar numërimin e votave ku fitues rezultojnë dy kandidatët e PS-së për kryetarë bashkie, Erion Isai dhe Pali Kolefski, të cilët janë rikonfirmuar për një tjetër mandat.

Duke folur pas rikonfirmimit, Isai foli për një garë  të bukur.

"Rezultati është më i larti që ka marrë një kryetar bashkie i Kolonjës. Do të jetë një 4 vjeçar i ekonomisë së Kolonjës. Fushata ishte e qetë, Ethemi nuk ishte i qetë.Ka kohë të gjejë qetësinë në një qytet më të bukur dhe më të mirë për. Vazhdojmë numërimin në këshillin bashkak, na duhet një këshill i fortë dhe solid me PS se kemi punë të mëdha përpara për të bërë.

Kolonjë: 28/28 kuti të numëruara

Erion Isai PS 3873

Ethem Lumani BF 2150

Pustec: 8/8 kuti të numëruara

Pali Kolefski PS 1374

Pandi Jani BF 731

zgjedhjet e 14 majit

EMISIONET