Takimi në Podgoricë, Muhaj: Rama po “i shërben” Abazoviçit për zgjedhjet në Malin e Zi. Tirana ka braktisur Kosovën

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi do të zhvillojnë këtë të hënë një mbledhje të përbashkët.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi në Podgoricë.

Kreu i qeverisë malazeze Dritan Abazoviç përmes rrjeteve sociale tha se gjithçka është gati.

I ftuar në studion e lajmëve në Ora News, studiusi Ardian Muhaj e shikoi këtë ngjarje më shumë si propagadistike që iu vjen në ndihmë kryeministrit malazez në zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti në Malin e Zi i cili ka shpallur zyrtarisht fushatën elektorale.

“Ky takim mes dy qeverive më shumë se akteve që janë parashikuar të nënshkruhen i shërben vetë kryeministrit Dritan Abazoviç, pasi Mali i Zi ndodhet në fushatë elektorale, dhe natyrisht që ky i fiundit do ta përdorë në këtë fushatë. Votat e shqiptarëve në këto zgjedhje janë pothuajse vendimmtare dhe kryeministri Abazoviç synon të kanalizojë këto vota në favor të tij”, u shpreh në analizën e tij studiuesit Ardian Muhaj.

Lidhur me takimin në Bruksel mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, Muhaj tha se një ndër arsyet se pse Kosova ndodhet në këtë situatë ësht izolimi i Kosovës nga Tirana zyrtare që nuk është një zë unik me Kosovën.  

edi rama anila zyberaj ardian muhaj dritan abazoviç qeveritë mali i zi

EMISIONET