“TAKIMI I REBELËVE”/ Gjekmarkaj për mbledhjen e më të votuarve: S’është problemi pse pinë kafe, por kjo furtunë…

“TAKIMI I REBELËVE”/ Gjekmarkaj për mbledhjen e më

Nënkryetari i PD dhe i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka komentuar për mbledhjen e më të votuarve të primareve. Ai theksoi se nuk është problem pse anëtar apo deputetë të PD pinë kafe, por sipas tij, u krijua nga media një furtunë për të krijuar ngjarje në PD.

Gjekmarkaj shton se ish-deputeti i Ervin Salianji është aset i PD-së, dhe sipas tij, ka paguar kosto të pamerituar politike.

“PD në këtë moment është një kantier i hapur, dhe kantier i idesh, analizash, propozimesh dhe debatesh. Ne kemi debatuar me orë të tëra në kryesinë e PD para një jave. Jo gjithmonë të përputhura debatet me njëra tjetrën por kjo është PD.

“TAKIMI I REBELËVE”/ Gjekmarkaj për mbledhjen e më

Kemi debatuar në grupin parlamentar të PD. Bëhen lajm këto gjëra, por nuk bëhet lajm ato që e marrin peshën e lajmit. Berisha ka folur gjithmonë, për hapjen, për ri-formatim të PD, për një analizë të thellë dhe për garë.

Ka qenë mjaft i hapur mendoj unë. Për gjëra të tjera pastaj qoftë miku im Ervin Salianji, që ju e dini shumë mirë që unë e çmoj, i cili ka paguar një kosto të vërtetë politike me sakrificë. Burgun nuk ja uroj askujt.

Ai është anëtar i PD, një aset i saj një njeri që ka folur në kryesi dhe do flasë përsëri. Edhe nuk shoh, ku është shqetësimi, kur Ervin Salianji pi kafe me 9 apo 10 demokratë.

Unë nuk ndjej asnjë lloj shqetësimi dhe nuk kam parë asnjë shqetësim. Kjo është një furtunë, në një gotë ujë e ngritur nga etja, që kanë mediat për të krijuar ngjarje në PD, kur ngjarjet janë në kampin tjetër.

Është më se normale që të ulen në kafe 9-10 deputetë, qoftë të listave të hapur apo të mbyllura.”, tha ai.

EMISIONET