Sot 1 Qershori, Nikolla: Ligjet më të mira për fëmijët, prioritet i Kuvendit të Shqipërisë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përshëndet fëmijët shqiptarë në Ditën Botërore të Fëmijëve.
Përmes një mesazhi të shkurtër, Nikolla thotë se ligjet më të mira për fëmijët janë prioritet i Kuvendit të Shqipërisë.
“Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, si nënë, mësuese, deputete dhe Kryetare e Kuvendit, përshëndes të gjithë fëmijët shqiptarë.
1 Qershori është një festë njerëzore dhe familjare, që bën thirrje për reflektim për të gjithë ne, prindët, mësuesit, ligjvënësit dhe komunitetet.
Për t’u dhënë fëmijëve dashuri e mbështetje të pakufishme e të pakushtëzuar, mirëqenie e mbrojtje të garantuar, arsimim cilësor, t’i mësojmë të dallojnë të mirën nga e keqja, dashurinë nga urrejtja.
Ligjet më të mira për fëmijët janë e do të jenë prioritet i Kuvendit të Shqipërisë”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.





