Socialistët mbrojnë Ramën, rrëzojnë kërkesën e opozitës për hetim parlamentar për portin e Durrësit
Socialistët në Konferencën e Kryetarëve kanë rrëzuar kërkesën e një grupi deputetësh për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për nismës e qeverisë “Rama” për ndërtimin e një porti të ri në Durrës.
Nderkaq, sot në seancën e radhës plenare në Kuvend. do të shqyrtohet projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar.
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar.
Gjithashtu në rend dite është edhe projektligji; “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (Huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KFW Frankfurt am Main (KFW) e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), (“Agjencia e zbatimit të projektit”), për projektin “Zhvillimi i integruar rajonal””.
Për të vijuar më tej me projektligjin; “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna/Bojana.
Projektvendimi “Për miratimin e fondit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2023.