Socialistët dhe demokratët ulin armët, bashkohen për Kosovën, Çuçi: Më 12 tetor me një rezolutë në Kuvend

Kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi në përfundimn të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të komisioneve dhe grupeve parlamentare deklaroi se ka një dakordësi të pplotë mes të gjitha palëve dhe në seancën e 12 tetorit në Kuvendin e Shqipërisë do të keytë vetëm një rezolutë, e cila do të jetë e përbashkët.

“Të unifikojmë draftet për rezolutën e Kosovës. Kjo është çështje protokollare e parlamentit. Ne nuk kemi rrëzuar interpelancë, kemi bashkuar dy kërkesat për rezolutë me interpelancën, por bashkuam kërkesat”, tha Çuçi.

Duke u ndalur te propozimet e opozitës për Avokatin e Popullit, Çuçi tha se kjo çështje nuk është domain i Bashës apo i Bardhit.

“Avokati i Popullit është një çështje që e kemi bërë të qartë qëndrimin që duhet zgjedhur nga propozimet që duhet të vinë nga opozita. Nuk është as domain i Bashës dhe as i Bardhit propozimin për Avokatin e Popullit. Ky propozim i takon opozitës në tërësi.”, shtoi ai.

Më herët ishte edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i cili ka zbardhur detaje në lidhje me diskutimet në Konferencën e Kryetarëve, teksa u vendos që seanca e posaçme në Kuvend ku do të miratohet dhe një rezolutë kundër sulmit në Kosovë.

Ai tha për mediat se qëllimi është që të dilet me një qëndrim të përbashkët për këtë çështje, bashkë me maxhorancën.

“Qëllimi i përbashkët ka qenë që të dilet me një qëndrim të unifikuar të të gjitha grupeve parlamentare mbi këtë çështje. Kryetari i Komisionit të Politikës së jashtme dhe nënkryetari të punojnë së bashku për një draft të unifikuar. Ne kemi kërkuar që kjo axhendë të futet në rend dite një orë e më parë. Është rënë dakord që të kemi më 12 tetor një seancë dedikuar Kosovës, dhe koha e debatit të jetë rreth 5 orë.”, tha Bardhi.

EMISIONET