Meta: Rritja e çmimeve ka goditur shtresën e mesme, importet dhe eksportet e mallrave kanë rënie të theksuar

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat, ku bërë publike disa shifra që sipas tij janë në rënie gjatë 3 mujorit të dytë të këtij viti.

Meta shprehet se kontributi në bujqësi, industri  e energji është negativ, ndërsa  ai turizmit ka një rritje fare modeste.

Kreu i PL, thekson se alarmante janë kontributet negative të eksporteve dhe importeve të mallrave, e po ashtu edhe papunësia e lartë deri në moshën 29 vjeçare.

Meta: Kontributi bujqësisë, në rritjen ekonomike është në rënie, ndërsa kontributi i industrisë, energjisë dhe ujin është gjithashtu negativ në 3 mujorin e dytë të vitit 2023. Grupi i aktiviteteve, tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor, në rritjen e ekonomike ne 3 mujorin e dytë të këtij viti, mbetet fare modeste. Ajo që duhet theksuar si alarmante për ekonominë është kontributi negativ i eksporteve dhe importeve të mallrave që kanë një rënie të theksuar.

Eksportet e mallrave kanë treguar në vazhdimësi krizën e këtij sektori. Në gusht 2023, arritën vlerën 27 miliard lekë duke u ulur me minus 21.9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Importet e mallrave arritën vlerën 68 miliard lekë, duke u ulur me -15% në krahasim me një vit më parë. Në 8 muajt e vitit 2023, totali e eksporteve të mallrave është ulur në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë me gati 28 miliard lekë. Mbiçmimi i lekut në muajt, maj, qershor, korrik, gusht, i ndikuar gjerësisht nga ekonomia informale dhe pastrimi i parave kanë ndikuar thelbësisht në krizën e eksporteve.

Një shqetësim madhor vijon të mbetet niveli i lartë e papunësisë deri në moshën 29-vjeç. Papunësia e të rinjve edhe në 3 mujorin e dytë të këtij viti, në nivelin 22.3% mbetet shumë e lartë duke pasur parasysh edhe nivelin e lartë të emigracionit të kësaj moshe, që tregon krizën e thellë. Çmimet e ushqimeve rriten, duke shënuar një rritje në nivel vjetor në 8%, duke goditur shtresën e mesme. Të gjitha reflektojnë në demografinë e vendit dhe ecuria e tij, që është një interes strategjik kombëtar, pasi vendi në këtë dekadë është goditur nga rritja e emigracionit dhe ulja e lindjeve. 

EMISIONET