Skandali nuk ndalet/ Berisha publikon foton: Rama me Duçkën në Kiev
Gjatë vizitës që zhvilloi pak muaj më parë në kryeqytetin ukrainas Kiev, Kryeministri shqiptar, Edi Rama, do ta kishte në krah këshilltarin e tij Dorian Duçka, të përfshirë në mega-skandalin e shpërthyer në SHBA pas arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-s ëpër lidhjet e tij me oligarkët rusë..
Por ndërsa kjo histori po kthehet në çështje të sigurisë në SHBA, për shkak se personi i lidhur me Ramën dhe Duçkën, ka punuar për rusët, skandali i radhës është denoncuar këtë të mërkurë nga kreu i PD-së, Sali Berisha.
Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” Berisha publikoi pamjet ku Dorian Duçka shihet duke shëtitur në Kievin e bombarduar bashkë me kryeministrin Edi Ramën.
“Rama me këshilltarin e tij Dorian Duçka në Kiev!
Ps. Personi në cep majtas me shishe në dorë është famozi Dorian Duçka,” shkruan Berisha.
Skandali qëndron në faktin se dy persona, të lidhur me një zyrtar të kompromentuar nga rusët, shëtisin nëpër rrugët e Kievit dhe takojnë zyrtarët më të lartë ukrainas në kohën kur Rusia vazhdon një luftë pushtuese ndaj këtij vendi.
Më i rëndë është fakti se Duçka, në dosjen e Departamentit të Drejtësisë, thuhet se punon për një konglomerat kinez. Ai ka lobuar për të korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal, për interesa të ngushta financiare.
Ndërkohë kryedemokrati Berisha, ka deklaruar se Personi B, Dorian Duçka, është nën hetim jo vetëm në SHBA, por edhe vetë në Kinë.
Berisha tha se një avion i gjatë që pati mbërritur dikur në Rinas, ka marrë Duçkën, bashkë me Ramën dhe vëllain e tij, Olsin, për t’i dërguar në Kinë.