"Fundi po i vjen pa lavdinë e ëndërruar"/ Boçi: Arrestimi i McGonigal e implikon direkt Ramën
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Luçiano Boçi, i ka bërë thirrje SPAK-ut të nisë menjëherë hetimet për Kryeministrin Edi Rama nisur nga mijëra fakte të publikuara tashmë për bashkëpunimin e tij me ish-agjentin amerikan të arrestuar, Charles McGonigal.
“Fundi po i vjen pa lavdinë e ëndërruar!- u shpreh Boçi lidhur me skandalin e fundit ku është përfshirë kupola qeveritare.
Sipas tij, Edi Rama, personi që ka trazuar në pazare, kulisa, krim, shit-blerje dhe korrupsion politikën shqiptare, po e merr faturën e tij të plotë nga ata që është përbetuar se do më shumë.
"Fundi po i vjen pa lavdinë e ëndërruar!
Edi Rama, personi që ka trazuar në pazare, kulisa, krim, shit-blerje dhe korrupsion politikën shqiptare, po e merr faturën e tij të plotë nga ata që është përbetuar se do më shumë!
Arrestimi i Charles McGonigal një prej zyrtarëve më të lartë të FBI-së në SHBA për vizitat e paguara në Tiranë ndaj tij dhe lidhjet e këtij të fundit me një oligark rus, implikon drejtëpërdrejtë Edi Ramën!
Sot ai nuk fshihet dot pas gishtit! Në foltoren e Parlamentit e tha me zë dhe figurë plot krenari: Po Charles McGonigal është miku im!
Po tani?! SPAK duhet thjeshtë të marrë dosjen nga partnerët! Vetëm kaq!", shpreh Boçi në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale.