Berisha: SHBA të hetojë a e përdori Kim lobimin te McGonigal për të mbuluar gënjeshtrat e saj

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u pyet nga mediat gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me aleatin e tij Vangjel Dule, edhe për mega-skandalin e arrestimit të mikut të Edi Ramës, Charles McGonigal, ish-zyrtari i lartë i FBI-së që akuzohet për bashkëpunim me oligarkë rusë dhe se ka marrë 225 mijë euro nga një person i prezantuar si këshilltar i kryeministrit Edi Rama.

McGonigal rrezikon të paktën 80 vite burg, duke mbledhur të gjitha akuzat ndaj tij. Dhe duke iu referuar këtij fakti, Berisha tha se edhe Edi Rama nuk meriton më pak burg se McGonigal.

Ndërsa i pyetur për mundësinë  epërfshirjes së ambasadores amerikane në vendin tonë Yuri Kim në këtë çështje, berisha tha se kjo duhet të jetë pjesë e hetimit të SHBA-së.

“Hetimi do të jetë kompleks. Oleg Deripaska ka arritur gjer në statusin e investitorit strategjik në Shqipëri. Kjo është e vërteta.

Përveç të tjerash gjithçka do të hetohet. Dhe këtu ne nuk heqim dorë.

Lidhur me zonjën Kim, dihet botërisht qëndrimi im ndaj saj dhe i saj ndaj meje.

Nuk mund të them se cili është roli i saj në aferën Rama-McGonigal, i takon drejtësisë në SHBA të bëjë hetimin e përgjithshëm.

Ka vetëm një deklaratë, të cilën nëse u kujtohet, unë i jam përgjigjur flakë për flakë.

Në një nga intervistat e saj, ajo shprehet se ka bërë hetime edhe FBI.

Në këtë intervistë, ajo tha atë që DASH nuk e ka thënë kurrë. Tani që del lobimi i McGonigal, tani e din ajo nëse e përdori për të mbuluar gënjeshtrat e saj ndaj qeverisë amerikane për personin tim, unë ia la për hetim drejtësisë së SHBA. Ajo është qytetare e atij vendi mik dhe ata do e shqyrtojnë këtë punë”, deklaroi Berisha.

EMISIONET