"S'ka rakordim" Koti: 5000 lekëshin për pensionistët që Ministria e anuloi javë më parë, Rama doli e dha sot

Kryeministri Edi Rama njoftoi vetëm dy muaj para zgjedhjeve lokale në vend se paga mesatare në vend do të jetë 900 euro ndërsa njoftoi edhe për shpërblimin e pensionistëve.

Deputetja e PD-së Sorina Koti deklaroi se Kryeministri lajmëroi sot një vendim që disa javë më parë Ministria e kishte anuluar duke treguar që ata nuk kanë një rakordim me njëri-tjetrin

Sorina Koti: Kryeministri vazhdon të gënjejë këtë shtresë kaq në nevojë dhe kaq të shumtë në numër. E premtoi që në janar dhe u dha gati 8000 lekë si shpërblim.

I gënjeu se tha do ta merrnin për 3 muaj rresht, nuk i morën dhe pasi e anuloi para 2-3 javësh duke thënë se nuk ka buxhet, del kryeministri dhe thotë do tu japim 5000 lekë para zgjedhjeve lokale.

Ndoshta i gjithë kabineti ministror pret se çfarë do të thotë kryeministri në mëngjes për të marrë hapat në vazhdim. Nuk ka një rakordim me Ministrinë e Financave dhe dëshirave të kryeministrit për të paguar. Në momentin që kryeministri e bën fakt publik Ministria e Fincancave nuk ka çfarë të bëjë veçse të gjejë burime për të ardhurat për pensionet dhe rritjen e pagave.

EMISIONET