"S'ka pasur asnjëlloj shqetësimi nga ndërkombëtarët"/ Rama: As SHBA, as BE nuk e ndikuan 'Porto Romano'-n

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë pretendimet për presion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose Bashkimi Evropian lidhur me projektin e Portit të ri të Durrësit.

Ai tha se procesi është zhvilluar sipas procedurave, duke përfshirë një studim të kompanisë ndërkombëtare “Royal Haskoning” dhe një procedurë të hapur tenderimi.

Rama pranoi se ka pasur presion nga faktorë të tjerë, të cilët sipas tij nuk janë të interesuar që porti të shndërrohet në një histori suksesi.

Ai përmendi edhe kundërshtarët që gjatë fillimeve të projektit pyetnin pse duhej një port i ri, duke i quajtur kritikët “atë kënetën në zemër të Durrësit”.

“Procesi është zhvilluar në përputhje me të gjitha rregullat. Nuk ka pasur absolutisht presion nga SHBA apo BE. Po, ka pasur presion të vazhdueshëm nga faktorë të tjerë, të painteresuar që porti të ketë sukses.”- tha kreu i qeverisë.

Këto deklarata për shtypin vijnë fill pas rrezimit të kërkesës së SPAK nga PS në votimin në Kuvend për heqjen e mandatit të deputetes Belinda Balluku.

Konferenca e plotë për shtyp:

EMISIONET