Si u shemb diktatura? Fatmir Merkoçi rrëfen “Dhjetorin ’90”: Shumica e studentëve që thirrnin “Liri-Demokraci” s’e dinin ç’ishte demokracia

Shënohet sot Dita Kombëtare e Rinisë. Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Fdhe kur kanë kaluar 33 vite nga ato ngjarje, në studion e lajmeve në “Ora News”, ish-veprimtari i asaj lëvizjeve Fatmir Merkoçi solli kujtimet dhe përjetimet e tij jo vetëm për atyo ngjarje që ndodhën, por edhe për bilancin e demokracisë në Shqipëri pas më shumë se 3 dekadash.

“Atë natë kur nisëm “8 Dhjetorin” si lëvizje ishte një natë spontane, diçka e pa organizuar, duke qenë se ishte një festë që bëhej në Akademinë e Arteve dhe kishte disa lëvizje.

Dhe në ritmin e disa brohoritjeve që dëgjoheshin aty kërkuam që të dilnim në rrugë dhe të bërtisnim në shesh. Normale shumë prej studentëve nuk donin, por gjithsesi dolëm dhe atë natë për herë të parë nisëm të brohorisnim parrullën e famshme: “Liri – Demokraci”! ku për hir të së vërtetës shumica e studentëve që ishin aty nuk e dinin se çfarë ishte demokracia.

Unë jam i lirë tashmë dhe asnjëherë gjatë kësaj kohe nuk kam qenë funksionar politik dhe publik. Të paktën nëse ka dy gjëra që janë arritur nga kjo lëvizje është se nuk ka më pushkatime dhe as internime. Ndaj jam i lirë në atë që them dhe bëj”, u shpreh ndër të tjera Fatmir Merkoçi.

lili saraçi fatmir merkoçi

EMISIONET