Si u fitua Lezha nga PD-ja? Gjin Gjoni: Ngritëm prej 1 viti një strukturë të mirëfilltë të mbrojtjes së votës
Drejtuesi i fushatës zgjedhore të PD-së në Qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni në një lidhje direkte me studion e lajmeve maratonë mbi zgjedhjet parlamentare të së dielës në “Ora News”, komentoi garën dhe problematikat e votimeve të 11 majit.
“Alibia nuk funksionoi në qarkun e Lezhës sepse kishim një strukturë të mirë-organizuar të PD-së për një periudhë 1-vjeçare nën drejtimin tim ishin rifreskuar.
Kishim po ashtu kishim organizuar edhe një strukturë civile të mbrojtjes së votës dhe padyshim që kemi lëvizur dhe i jemi vënë mbrapa çdo automjeti të PS-së duke i vëzhguar dhe fotografuar, ndryshe nga ç’ka ndodhur në qarqet e tjera.
Nuk ishte e lehtë fitorja sepse mekanizmi shtetëror për deformimin e votës është ngritur në një nivel ku secili prej nesh e njohim tashmë.
Por rezultoi se strukturat e PD-së ishin ngritur dhe funksionuan më së mirë ditën e zgjedhjeve”, theksoi Gjin Gjoni.
NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI


