A u penalizua PD-ja nga sistemi? Osmanaj: Formula e mandateve ka qenë edhe në zgjedhjet e mëparshme
Ish-nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Hysen Osmanaj i studion e lajmeve maratonë mbi zgjedhjet parlamentare të së dielës në “Ora News”, komentoi rezultatin e 11 majit.
“Qeveria është ajo që iu vë në garë të barabartë partitë politike, ndërsa KQZ-ja thjesht menaxhon këtë garë.
Pastaj formula që thoni ju ka qenë edhe në zgjedhjet e mëparshme. Ka ndryshuar vetëm një gjë që koalicionet nuk i kanë më listat secila parti, por kanë një listë të përbashkët.
Ky është një vendim i marrë nga kryeministri Edi Rama 4 vite më parë prishi konsensusin me opozitën në atë kohë dhe e implementoi në Kuvend. Këtë e bëri se pa direkt formulën e përllogaritjes së mandateve, kur LSI-ja mori mbi 100 mijë vota dhe prodhoi 4 mandate, ndërsa PSD-ja mori 3 mandate me 30 mijë vota.
Nëse do ishin të gjitha partitë në një koalicion të vetëm PS-ja nuk do i fitonte zgjedhjet. Por me këtë manovër mori 74 mandate, sepse kjo formulë përllogarit mandatet sip-as qarqeve dhe jo në rang kombëtar”, u shpreh Osmanaj.
NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI


