Krimi zgjedhor më 11 maj, Zhllima: E paimagjinueshme që SPAK-u njoftonte se ku do të shkonte për operacion
Avokati Gylsen Zhllima i ftuar në studion e lajmeve maratonë mbi zgjedhjet parlamentare të së dielës në “Ora News”, komentoi garën e 11 majit.
“Nga politikan në burgaxhi, kështu është katandisur Partia Socialiste sot dhe arrin të rikonfirmohet me 83 deputetë dhe i gjithë operacioni i SPAK-ut për të pastruar PS-në mendoj se kur z. Rama urdhëron, SPAK-u vepron. Dh kjo është i gjithë një PR që SPAK-u e bëri tani në fushatë zgjedhore.
Është e paimagjinueshme që një prokuror të thotë publikisht këtë javë do shkojmë në këtë vend, e këtë javë në këtë vend. Pra, është e paimagjinueshme që persona të ngarkuar për të zbatuar ligjin të bëjnë PR dhe të njoftojnë çunat e krimit që këtë javë do jemi këtej e javën tjetër andej në aksion.
Pra gjithë këto arrestime kanë pasur ndonjë ndikim tek qytetarët shqiptarë? Pra, kemi PS-në që merr 12 mandate më shumë dhe partitë e reja që nuk kanë thënë një fjalë kundër SPAK-ut kanë nga 1 mandat”, u shpreh Zhllima.
NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI


