Shtyhet sërish gjyqi ndaj deputetit Ervin Salianji, Apeli thotë se arsyeja është objektive

Shtyhet sërish gjyqi ndaj deputetit Ervin Salianji, Apeli thotë se

Shtyhet sërish gjyqi ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji.

Seanca gjyqësore ishte planifikuar të zhvillohej këtë të hënë në orën 13:30, ndërkohë në një njoftim zyrtar Gjykata e Apelit të Tiranës bëri me doje se për arsye objektive një nga anëtarët e trupit  gjykues nuk do të jetë i pranishëm.

Në këtë mënyrë seanca nuk do të zhvillohet.



Njoftimi i Gjykatës

Në vijim të komunikimeve mbi veprimtarinë e Gjykatës së Apelit Tiranë, ju njoftojmë se:

Sot më datë 30.01.2023, ora 13:30, është planifikuar seanca gjyqësore e çështjes penale ndaj të pandehurve Ervin Salianji, etj.

Ju komunikojmë se dhe sot për arsye objektive një nga anëtarët e trupit gjykues nuk do të jetë i pranishëm.

Në kushtet e mësipërme, seanca gjyqësore nuk do të mund të zhvillohet.

Dita dhe ora e seancës së ardhshme do të komunikohet sapo të caktohet.

ervin salianji gjyqi deputeti pd

EMISIONET