Shella për 14 majin: Në 3-4 qytete luhet basti i madh, PS e ka marrë me tallava garën

Gerti Shella, drejtor i INFOCIP, i ftuar në "Drejt" thotë se PS e ka sfidën në këto zgjedhje me të zhgënjyerit në radhët e saj dhe elektoratin gri.

Duke analizuar fushatën, ai thotë se ligjërimi është politik, kërkohet të radikalizohen mbështetësit dhe flitet pak për qytetin.

Shella: Sfida e PS është me njerëzit e saj në radhë të parë, ka shumë të zhgënjyer në radhët e PS. Dhe së dyti është me elektoratin gri i cili tenton të jetë më i madh kur ka zgjedhje administrative sepse në lojë është çështja e qytetit, e trotuarit, e pluhurit, cilësisë së ajrit, ujit. Sfida jo për PS por për habinë më të madhe dhe nga sfidantët e saj nuk ka filluar. Ligjërimi është politik, kërkohet të radikalizohen mbështetësit dhe flitet pak për qytetin. Tirana ka masën kritike të elektoratit gri që mund të kthejë ndryshimin, kjo për mua përfaqëson dhe garën më të rëndësishme. 3-4 qytetet janë ku bëhet një garë dhe vendoset një bast i madh, është Tirana, Elbasani, Durrësi. Socialistët janë në një marrje tallava në këtë garë. Nëse këto zgjedhje shoqërohen nga indiferenca e votuesve që mund të zgjohen vetëm kundrejt programeve të mirëstudiuara, PS e ka të fituar që sot garën.

drejt zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET