Sharje dhe fyerje: Të tjera pamje ku njerëzit e Bashës terrorizojnë deputetët dhe gazetarët (Video)

Sharje dhe fyerje: Të tjera pamje ku njerëzit e Bashës

Tensionet dhe përplasjet kanë shoqëruar mbledhjen e Kryesisë së PD-së së vulës. Militantë të Lulzim Bashës kanë terrorizuar deputetët dhe gazetarët duke tentuar t'i sulmojnë edhe fizikisht.

Ofendime dhe sharje të shumta janë drejtuar ndaj deputetëve që nuk kanë votuar hapjen e garës së menjëhershme për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së së vulës.

Ashtu siç mund të dëgjohet dhe nga videoja, një grup militantësh janë vërsulur duke ofenduar dhe sharë deputetët, por edhe gazetarët që raportonin për mbledhjen.

Dhuna verbale është dënuar edhe nga eksponentë të tjerë të PD-së së vulës, ndërsa ish-kreu i saj, Lulzim Basha, në reagimin e tij e ka justifikuar dhunën duke e quajtur debat dhe mendim ndryshe, duke e cilësuar si një mjet demokratik.

Gjatë mbledhjes që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit është vendosur që zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së, të zhvillohen në datën 29 korrik.

17 votuan pro, 2 kundër dhe 3 abstenim.

Ndërkohë, gjatë mbledhjes, ashtu siç e shihni dhe në pamje, ka pasur tensione dhe përplasje nga militantët e Bashës, të cilët janë sjellë si banditë duke terrorizuar deputetët dhe gazetarët./ CNA

EMISIONET