"Se kemi akuzuar Bashën për rubla", Paloka: Rama e shantazhoi me këtë dosje për të shkatërruar PD

Deputeti Edi Paloka deklaron se PD nuk ka e akuzuar asnjëherë ish-kryetarin e saj Basha për financime ruse.

Për Ora News, ai tha se atij i është kërkuar të qartësojë këto akuza ndaj tij të ngritura fillimisht nga një revistë, më pas nga DASH dhe Rama.

Paloka: Në PD nuk ka pasur asnjë debat për financimet ruse. Akuzat kryetarit të PD nuk ja ka bërë PD, por erdhën nga një revistë që ne denoncuam bashkarisht si një revistë e lidhur me George Soros, që synonte të dëmtonte PD duke ngritur akuza ndaj kryetarit të saj. Pas këtij momenti akuzat erdhën nga zyrtarë të DASH. Në këtë rast PD e Sali Berishës i kërkoi Lulzim Bashës deklaro nga është burimi i parave që janë përfolur si para ruse. Nuk e kemi akuzuar ne, e ka akuzuar Rama nëpërmjet lidhjeve të tij. Kësaj pyetje Basha ende si ka dhënë përgjigje për fat të keq. Ne kurrë se kemi akuzuar, i kemi kërkuar në të mirë të PD të sqarojë, të heqë këtë hije të zezë për të cilën akuzohet PD nga Rama dhe kundërshtarët e saj.

Paloka thotë se Basha u shantazhua me dosjen Muzin nga Rama.

Paloka: Nuk jam nga ata që mendon se Basha ka bërë marëveshje me Ramën që në 2017 kundër PD. Unë kam bindjen time se Basha u vu në presion duke u kërcënuar mbase dhe me këtë dosje, qoftë dhe e stisur. Basha nuk e mbajti dot presionin. Në këtë presion shiti PD për të shpëtuar veten. Basha e hëngri atë presion, shiti dhe shkatërroi PD vetëm për të shpëtuar kokën e tij.

Skandali me ish-zyrtarin e FBI, sipas Palokës, duhet të sjellë një reflektim mes demokratëve që mund ti çojë drejt bashkimit.

Paloka: Çdo moment është i mirë kur ka vullnet të mirë për të luftuar bashkarisht kundër Edi Ramës. E kam pasur këtë shpresë, kam punuar dhe vazhdoj të punoj për këtë gjë. Duhet që ky vullnet të jetë dhe nga pala tjetër. Ka një personazh aty që po punon kundër kësaj.Të shohim deri në fund. Ky skandal i fundit që qartëson shumë gjëra duhet ti qartësojë dhe ata. U vërtetua ajo që thoshim ne dhe pse ata e dinin, që Rama korrupton edhe ndërkombëtarë kur i duhet për ti përdorur kundër opozitës, u vërtetua. Duhet ta kuptojnë që edhe ky non grata që nuk e pranojnë dot është një viktimë e gjithë kësaj politike të zezë të Edi Ramës.

Ai ka bindjen se rezultati zgjedhor në 14 maj do të jetë domethënës për opozitën por dhe përballja me Ramën do jetë komplet ndryshe.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

agjenti i fbi edi paloka rubla ruse lulzim basha

EMISIONET