"S'do ketë shans Rama as Alabari vetë", Cara: Porti i Durrësit, aferë korruptive që të vjen turp ta dëgjosh
Igli Cara, kandidat i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Durrësit në 14 maj i ftuar në "Drejt" thoptë se nëse do të zgjidhet kryebashkiak do ta kundërshtojë projektin e Alabar për portin e Durrësit.
Cara: Nuk do të ketë shans Edi Rama as Alabari vetë, do të kem gjithmonë të njëjtin qëndrim. Është një aferë korruptive që të vjen turp ta dëgjosh. Habitem si ka akoma dhe politikanë të Durrësit që të paktën nuk thonë të vërtetën se e kanë detyrim për durrsakët. Është një port që e vjedh jo vetëm Durrësin por gjithë Shqipërinë. Gjykata Kushtetuese ka dy momente që unë besoj fort se do të reagojë dhe do ta ndryshojë. Së pari momenti politik, aderojmë për tu bërë pjesë e BE.
Në marrëveshjen e stabilizim asociimit thuhet qartë se asnjë pronë publike nuk mund të falet, të gjitha duhet të bëhen me garë. Pse mos të bëhet me garë? U gjet Alabari dhe pa garë pas një darke hyn triumfator në Durrës dhe merr portin pa dhënë asgjë. Nuk po hedh asnjë euro, zero. Shqiptarët po investojnë pa filluar investimi, po blejnë apartamentet. Nuk duhet të blejnë apartamentet. Si mund të vazhdojë një projekt që është në Kushtetuese? Si mund të shesësh pa marrë leje definitive? Nëse e rrëzon Kushtetuesja do mbajnë koston shqiptarët?