Sabotimi i hetimit parlamentar, Zhupa: Milva Ekonomi në konflikt interesi, firmosi konçensionin e Sterilizimit

Sabotimi i hetimit parlamentar, Zhupa: Milva Ekonomi në konflikt interesi,

Vendosja e qëllimshme nga kryeministri Edi Rama i ish-firmëtarëve të koncesioneve korruptive në Shëndetësi si anëtarë në komisionin hetimor parlamentar të kërkuar nga opozita, dëshmohet edhe njëherë tjetër me praninë problematike të deputetes socialiste Milva Ekonomi pikërisht gjatë dëgjesave.

Ka qenë deputetja demokrate Ina Zhupa, e cila evidentoi në komisionin hetimor për Check up dhe Sterilizimin se anëtarja socialiste e këtij komisioni, Milva Ekonomi,  “ka konflikt interesi, pasi ka qenë drejtoreshë e Fondit të Sigurimeve të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësot dhe ka firmosur kontratën e financimit të Sterilizimit e ka miratuar pagesat.”

Sipas Zhupës, Ekonomi nuk duhet të jetë pjesë e dëgjesave të audituesve të KLSH-së, që e kanë kontrolluar Fondin pikërisht në periudhën kur znj. Ekonomi ka qenë drejtoreshë e tij."

EMISIONET