Rritja e taksave dhe e çmimeve, Meta: Ulja e tyre nis me votën tuaj për Koalicionin “Bashkë Fitojmë”
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa ka falënderuar ndjekësit e tij për bashkëbisedimin online që ai zhvilloi me ta një ditë më parë, shprehet se një nga shqetësimet më të mëdha të shprehura ishte rritja e taksave dhe rritja e çmimeve në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë.
Në mesazhin e tij, Meta shprehet se ulja e taksave vendore dhe ulja e kostove të jetesës nis me votën tuaj për Koalicionin "Bashkë Fitojmë" në 14 Maj.
“Të dashur miq. Ishte kënaqësi komunikimi me ju dje në rrjetin social Facebook. Një nga shqetësimet më të mëdha të shprehura prej jush ishte rritja e taksave dhe rritja e çmimeve në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë.
Ne e kemi dëgjuar zërin tuaj. Ne e mbështesim shqetësimin tuaj. Prandaj ne kemi gati planin që ul taksat, që ul koston e jetesës dhe që i jep hov zhvillimit të ekonomisë.
Ulja e taksave vendore dhe ulja e kostove të jetesës nis me votën tuaj për Koalicionin "Bashkë Fitojmë" në 14 Maj. Bashkë Fitojmë!”, shprehet kreu i PL-së, Ilir Meta.