Roland Bejko "kapet" me programin e Belind Këlliçit, optimist për fitoren në Tiranë
Roland Bejko vijon debatin në distancë mes demokratëve në garë për zgjedhjet e 14 majit.
Kandidati i PD-së për Tiranën ironizoi premtimet e rivalit të koalicionit "Bashkë Fitojmë", Belind Këlliçi.
“Projekti ynë për Tiranën nuk është projekt momental, për të zgjidhur një kanal, një mbikalim apo nënkalim, apo për të zgjidhur thjesht biletat e autobusit, nëse do të jenë falas ose me para. Nuk është thjesht një program për të zgjidhur çështjet komunale apo administrative, apo thjesht afrimin e shërbimeve, por është një vizion shumë herë më i madh, shumë herë më ambicjoz.”
Në një takim me kandidatët për këshillin bashkiak, Bejko u shpreh optimist për fitoren në maj pasi sipas tij shumica e qytetarëve refuzojnë klasën politike aktuale.
Kandidatët e PD-së zyrtare Bejko i cilësoi të pastër, pa lidhje me krimin dhe korrupsionin.