Reagon Bardhi: Celibashi e ka detyrim ligjor të shprehet menjëherë për regjistrimi ne PD-së

Reagon Bardhi: Celibashi e ka detyrim ligjor të shprehet

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, deputeti demokrat Gazment Bardhi shkruan se Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka detyrimin ligjor të shprehet menjëherë për kërkesën e PD për regjistrim.

Sipas tij, zvarritja që ai po bën, është e paligjshme, është e papranueshme dhe se ai kishte detyrimin të merrte vendimin të shtunën në orën 10:00.

Bardhi: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka detyrimin ligjor të shprehet menjëherë për kërkesën e PD për regjistrim. Zvarritja që ai po bën, është e paligjshme, është e papranueshme. Ai kishte detyrimin të merrte vendimin të shtunën në orën 10:00.

Edhe KAS-i konstaton se vendimi i tij ka rënë nga fuqia në orën 10 të datës 11.03.2023. Pse po fshihet Ilirjan Celibashi? Cili është interesi i tij politik për zvarritjen e vendimmarrjes? Përgjigja është vetëm një: Ilirjan Celibashi po pengon politikisht regjistrimin e PD!

EMISIONET