As Berisha, as Alibeaj, regjistrimi i PD-së kthehet në pikën fillestare, KAS: Dosjet te Celibashi
Kërkesa e Enkelejd Alibeajt për regjistrimin në zgjedhje kthehet sërish në dorën e Ilirian Celibashit. Kas ka vendosur të rrëzojë dhe pretendimet e Sali Berishës, ndërsa saga do të duhet të plotësohet me firmën e Lulzim Bashës për regjistrimin në zgjedhjet vendore
Komisioni i ankimeve dhe sanksioneve nuk ka pranuar as pretendimet e Sali Berishës dhe as të Enkelejd Alibeajt për regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit. Me të njëjtin argument, se çështja I përket për tu trajtuar prej Komisionerit Ilirian Celibashi, dy dosjet e partisë demokratike janë kthyer në pikën zero
Përmes relacioneve të Koli Beles për çështjen e Alibeajt dhe Ilirian Rusmalit për të Berishës e drejta për të ndjekur procedurat për votimin e kryetarëve të bashkive i jepet vetëm Lulzim Bashës.
Për Berishën, vendimi ishte i Edi Ramës.
Berisha: Njohja e Alibashës me autorizimin e një të dorëhequri, ekziston në një formë të ngjashme vetëm te Shpirtrat e Vdekur të Çiçikovit. Si episod! Nuk ka në historinë e botës një autorizim të vlefshëm. Këto janë testamente të njerëzve pa moral, të pengjeve që shfrytëzohen në mënyrën më të turpshme.
Ka qenë mbledhja e datës 11 mars kur Celibashi kërkoi plotësimin e dosjes pasi Basha, rezulton në regjistrin e partive si kryetar edhe pse ka dhënë dorëheqje në mënyrë publike
Por nëse dokumenti nuk plotësohet çështja rrezikon të paraqitet sërish në KAS, kjo pasi vetëm vendimi përfundimtar i kryekomisionerit mund të ankohet.
Saga e demokratëve vijon në kohën kur afatet e regjistrimit të partive kanë përfunduar, teksa të mërkurën skadon dhe koha kur duhet të paraqiten koalicionet.