Raporti paraprak i ODIHR-it, Glover: Zgjedhje paqësore, por pati ndikim nga partitë

Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje ishte një prej problematikave të evidentura edhe nga OSBE-ODIHR gjatë publikimit të konkluzionet paraprake për zgjedhjet e 14 majit.

Kryevëzhguesja Audrey Glover, një ditë pas mbylljes së zgjedhjeve, renditi problematikat.

"Vumë re votimin familjar në disa QV që po bëheshin disa manipulime, pamë njerëz që po vinin vërdallë që sigurisht nuk kishin asnjë arsye përse të ndodheshin aty. Ishin aty për të bërë votime të caktuara," tha ajo.

Një çështje tjetër që mori dhe vëmendje ndërkombëtare ishte  arrestimi i kandidatit të Himarës, i cili fitoi zgjedhjet por ambasadorja kërkoi që të flasë drejtësia.

"Shpresojmë të zhvillojmë procedurat ligjore dhe ato do të japin rezultatin në përputhje me ligjin," tha ajo.

Glover, ashtu si dhe është raportuar në media  shtoi se u vërejt ngërçë persa i përket personave të paautorizuar që qëndronin në qëndrat e votimit.

"Lidhja e mediave me partitë kryesore politike shkakton ndërhyrje të drejtëpërdrejtë në autonominë editoriale të lajmeve," tha ajo.

Ndërkohë raporti përfundimtar do të dalë 8 javë pas përfundimit të procesit.

EMISIONET