Shkodra "ra", Bardh Spahia pas humbjes: Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë

Shkodra "ra", Bardh Spahia pas humbjes: Çdo pushtet i dalë

Në mesazhin e parë pas humbjes së thellë në Shkodër kundrejt Benet Becit të PS-së, Bardh Spahia thotë se pushteti i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë.

Kandidati i Bashkë Fitojmë ka shprehur mirënjohjen ndaj të gjithë qytetarëve që e mbështetën dhe nuk bënë kompromis me lirinë.

"Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta.

Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë".

Me humbjen e Shkodrës, demokratëve u ra  'kalaja' e fundit. Partia Socialiste arriti të bëjë historinë me Benet Becin duke marrë drejtimin e kësaj bashkie për herë të parë që nga rënia e komunizmit.

Bardh Spahia i koalicionit Bashkë Fitojmë që u zgjodh në krye të kësaj bashkie në 6 mars të 2022 në kohë edhe më të vështira për PD nuk ka arritur të bindë kësaj here shkodranët.

zgjedhjet e 14 majit

EMISIONET